Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se më s’do të ketë probleme me ndriçimin publik në kryeqytet.
Rama ka njoftuar se tashmë është nënshkruar kontrata e re për mirëmbajtjen e sistemit, derisa ka shtuar se janë në proces të vlerësimit të kontratës përmes së cilës do të bëjnë zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik, në mënyrë që asnjë lagje e Prishtinës të mos mbetë pa ndriçim.
Postimi i tij i plotë:
Nuk do të ketë më probleme me ndriçim publik!
Kemi nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit, ndërsa jemi në proces të vlerësimit të kontratës përmes së cilës do të bëjmë zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik, në mënyrë që asnjë lagje e Prishtinës të mos mbetë pa ndriçim.
Bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, vizituam 3 lokacionet e rejaku kemi stabilizuar ndriçimin.