Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në Këshillin e Evropës, aty ku do të paraqitet rezoluta kundër pretendimeve të Dick Martyt për UÇK-në.
Lajmi.net ua sjell një pjesë të fillimit të fjalimit të Ramës:
“Unë përfaqësoj Shqipërinë, por s’kam ardhur kryesisht për Shqipërinë, edhe pse tema e shqetësimit që dua të ndajë me ju lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirti. Megjithatë, ja vlen ta nisi me Shqipërinë, duke qenë se ajo çka do të them ka lidhje me marrëdhënien e një vendi me të shkuarën e vet. Po ashtu lidhet me raportet e shteteve në Ballkan e përtej si dhe rolin që Evropa luan. Ta kthesh një histori konflikti në një histori bashkëpunimi kërkon jo vetëm guxim prej udhëheqësi, por një besim tek institucionet ndërkombëtare”, tha Rama.
“Dëmi shkon shumë larg, përtej tragjedive individuale, dëm për bashkësinë e kombeve dhe popujve, goditje ndaj përpjekjeve tona për të shkruar një faqe të re të raporteve. Për ju lufta është një kujtim i largët, për ne, një plagë që ende dhemb. Dhe sigurisht pavarësisht përvojave tona për luftën, nën ombrellën e madhe të këtij institucioni kujtoj se historia s’mund të merret lehtë. Faktet s’mund të cënohen nga lojërat e pushtetit. Institucionet ndërkombëtare kanë qenë faktor kryesor në ndërmjetësimin e konflikteve në Ballkan. Shqipëria lufton për të ardhmen që të zhvillojë institucione demokratike. Vijon me marrëdhënie solide edhe me Serbinë që jo shumë kohë më parë konsiderohej armik për vdekje, por tash është partner strategjik në nismën tonë të Ballkanit të Hapur”, tha tutje ai.
“Është veçanërisht në momente si këto kur e ardhmja lihet në mëshirë të së shkuarës. Është në të tilla momente që besimi në institucionet ndërkombëtare duhet rivënë në vend e forcuar. Në të tilla momente, shtetet e vogla s’duhet braktisur”, tha Rama.
“Ai vend po përndiqet edhe njëherë nga e shkuara. Është një kujtesë e gjallë, që sa lehtësisht mund të manipulohet historia nga forcat e errëta”, tha ai.