Përparim Rama ka marrë vendim që të lirojë nga pagesat për terrasat dhe hapësirat publike të gjitha bizneset hoteliere dhe gastronome për tre muajt që po lëmë pas.
Në të njëjtën kohë, i pari i kryeqytetit ka bërë thirrje që këto biznese të aplikojnë për leje shfrytëzimi në Komunën e Prishtinës.
“Me vendim të Kryetarit, z. Perparim Rama, bizneset hoteliere dhe gastronome janë liruar nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike të kryeqytetit për tremujorin e fundit (prill, maj, qershor).
U bëjmë thirrje që për tremujorin e ardhshëm (korrik, gusht, shtator), i cili shënon edhe fillimin e pjesës së dytë të sezonës verore, të aplikoni për leje shfrytëzimi në Komunën e Prishtinës, përkatësisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Indeksonline/