Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar se marrëvdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk kanë qenë asnjëherë më të mira se që janë aktualisht.
Këto komente Rama i ka bërë në Greqi, ku po qëndron edhe kryeministri Kurti, në kuadër të forumit ekonomik “Deplhi 2023”.
“Dialogu Kosovë-Serbi do thosha është çështja që mbetet ende çështje e madhe dhe zgjidhja e kësaj çështjeje do të thotë të mbyllësh një kapitull përgjithmonë, një kapitull të shumë kapitujsh gjaku dhe konfliktesh. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe strategjike. Megjithatë, edhe sa i takon këtij elementi të veçantë, kësaj çështjeje të veçantë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë asnjëherë aq të mira sa janë aktualisht. Pra, janë marrëdhënie shumë të mira krahasimisht siç kanë qenë këto marrëdhënie më përpara. Megjithatë, ka ende shumë për të bërë për të përmirësuar këtë marrëdhënie”, u shprehRama.
Kujtojmë se më 2 maj, pritet të mbahet takimi ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti e Presidentit serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut me facilituesin Lajçak.