TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Rama: Heshtje shurdhuese për përfaqësuesit e UÇK-së në Hagë, si ka mundësi që në Kuvend s’u ngrit asnjëherë asnjë rezolutë për gjykimin atje?

20/12/2024
in Ballina, Kosovë, Lajme, Shqipëri
Rama: Heshtje shurdhuese për përfaqësuesit e UÇK-së në Hagë, si ka mundësi që në Kuvend s’u ngrit asnjëherë asnjë rezolutë për gjykimin atje?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot tha se nuk mund të vi në Prishtinë, të flasë në Kuvendin e Kosovës ku u shpallë pavarësia e të mos përmendet ish-presidenti Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

“Po e përkujtojë një thënie të Rexhep Qosjes sot: Do të udhëtojmë bashkë të gjithë ose nuk udhëtojmë, pa përfaqësuesit e UÇK-së nuk nisemi, as sot as nesër asnjëherë. Kështu mendojmë të gjithë. Vetëm bashkë”, tha Rama.

E ai tha se “Po ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Qosja i kërkonte me patjetër?. Pa Thaçin e shokët e tij që udhëtuan bashkë me Rugovën e Qosjen për të takuar historinë e shqiptarëve këtej bjeshkëve. Sot nuk e dimë dot çfarë rrugë do të kishte marrë fati i Kosovës në këtë shekull, por e dimë se ato qaste vendimmarrjesh të mëdha s’do të kishin ardhur dot ashtu siç erdhën dhe e sotmja me shumë gjasë do t’i ngjante shumë më tepër të shkuarës sesa të ardhmes pa UÇK-në me në krye Hashim Thaçin”,deklaroi Rama.

Ai tha se “Por sot kur jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpallë dhe u firmos pavarësinë e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi vazhdojnë e mbahen peng prej gati 5 vjetësh në qelinë ndërkombëtarë e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj, virtyte e drejtësisë të një shteti të së drejtës”.

Rama deklaroi se nuk e ka diskutuar ndonjëherë as të drejtën e kësaj gjykate.

“S’e kam diskutuar ndonjëherë e as sot të drejtën e asaj Gjykatës Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vetë Hashimi ka ngritur dorën për të formuar ajo gjykatë. Ajo që unë nuk vi dot deri në Prishtinë të marrë fjalën e pastaj ta gëlltisë në heshtje në këtë foltore para jush në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit e Rexhepit është nyja e mbledhur në fyt nga një dyshim shumë i madh dhe krejt i arsyeshëm se ai proces është i parregullt ligjor dhe se normat e standardet e tij janë nën standarde të drejtësisë të të gjitha vendeve që e financojnë afetarë gjykate”, tha ai.

Rama tha s s’rri dot pa ua thënë vëllazërisht çudinë për faktin se në këtë sallë s’është ndërmarrë asnjëherë një nismë për t’iu kërkuar përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike të paktën nga partitë shqiptare të gjitha vendeve financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi.

“Për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësi. Ndoshta ky shqetësim mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron atëherë kjo është një gjë më e madhe, jo për ata njerëz thjeshtë as për Republikën e Kosovës, por edhe vetë integritetin e drejtësisë ndërkombëtare që kjo Republikë përmes përfaqësuesve të saj në këtë sallë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi Republikën dhe prandaj nuk mund të lihet sipas meje në heshtjen shurdhuese që ushqehet prej gjithfarë motivesh nga fisniket në politikët, që ajo gjë ta bëjë dëmin e vetë deri në fund. Gjithsesi dua ta dini të gjithë ju këtu se nëse Kuvendi i Kosovës kurdo qoftë do të ndërmerrte nismë për t’iu drejtuar shteteve sponsorizuese të Speciales e për të ndarë me to synimin e arsyeshëm për cenimin e të drejtës në këtë gjykim e nëse do të na kërkohej që një nismë e tillë t’i bashkohej dhe Shqipëria, s’flasë për të tjerët Partia Socialiste do të angazhohej pa asnjë hezitim që kjo rezolutë të vinte në Kuvendin e Shqipërisë”, deklaroi Rama./Lajmi.net/

ShareTweetShare
Previous Post

Osmani: Shqipëria dhe Kosova nuk janë vetëm dy shtete të pavarura, por janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh

Next Post

Haradinaj, Shqipërisë: Na ndihmoni të anëtarësohemi direkt në NATO

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Haradinaj, Shqipërisë: Na ndihmoni të anëtarësohemi direkt në NATO

Haradinaj, Shqipërisë: Na ndihmoni të anëtarësohemi direkt në NATO

Te fundit

Tahiri: Ministrat e qeverisë janë lodhur me shpirt, Albin Kurti është vet

Mosekzekutimi i pagave, Tahiri: Skandaloze, qeveria shkeli dinjitetin e mësimdhënësve

05/10/2022
COVID-19, anketa e UNDP-së: Efekte të mëdha negative në mirëqenien ekonomike, shëndetin mendor e fizik

COVID-19, anketa e UNDP-së: Efekte të mëdha negative në mirëqenien ekonomike, shëndetin mendor e fizik

06/07/2022
Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja fton qytetarët që të dalin dhe të votojnë

Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja fton qytetarët që të dalin dhe të votojnë

09/02/2025
Rritja e rasteve me coronavirus, IKSHPK bën apel për qytetarët

IKShPK-ja me këshilla se si të parandalohet virusi i ri kinez

06/01/2025
Mot me diell, temperaturat deri 33 gradë

Mot me diell, temperaturat deri 33 gradë

29/06/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?