Ditën e sotme organizata të shoqërisë civilë në Shqipëri kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste kudër rritjes së çmimeve.
Protesta do të nisë në orën 18:00. Sipas organizatorëve, qytetarët do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të drejtohen për te sheshi përballë godinës Kryeministrisë.
Organizatorët e protestës thonë se tubimet do të vijojnë derisa qeveria të gjejë një zgjidhje për krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.
Kujtojmë se Bordi i Transparencës vendosi javën e kaluar që çmimi i naftës në Shqipëri të rritet me 10 lekë, duke arritur në 258 lekë [2.12 euro]. Ky është sërish niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke kapur fillimin e marsit, kur nafta për pak ditë u tregtua me rreth 260 lekë [214 euro].
Ndërkohë që benzina tregtohet me pakicë me 243 lekë [2 euro], nga 244 lekë [2.01 euro] që ishte më parë.