Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar Projekt-udhëzimin Administrativ për caktimin e Listës dhe Llojeve e Pajisjeve Ndihmese që ofrohen falas për Personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik, që shërbejnë për Lëvizje, Parandalim dhe Asistim, raporton Ekonomia Online.
Në mesin e pikave të rendit të ditës ishte themelimi i Komisionit Republikan të Festave.
Po ashtu, është votuar propozim-vendimi për shitjen e automjeteve zyrtare që janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit të Ministrisë së Ekonomisë.
Një tjetër pikë që u votua ishte Projektligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës.
Ndërkaq, ka votuar propozim-vendimin për themelimin e komisionit Ekzekutiv për Digjitalizim.