Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për promovimin e Librit “Reçaku”, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Albin Kurti tha se libri përshkruan Masakrën e Reçakut dhe autor është ish-ambasadori i OSBE-së, Wiliam Walker.
Gjithashtu Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për ndarjen 100 mijë eurove për Fondacionin Amerikano-Kosovar për Edukim.
Ndërsa janë ndarë edhe 50 mijë franga zvicerane për mbajtjen e Forumit të Investimeve.