Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e SHSKUK-së, raporton Ekonomia Online. Ministri Arben Vitia ka prezantuar emrat e Bordit të ri.
“Është përcaktuar e emrin bordin drejtues të ShSKUK-së dhe përbehet nga 7 anëtar. Me qenë se bordit i ka skaduar mandati MSH konsideron që duhet të krijohet i ri”.
“Përbërja e këtij bordi është: Dren Boshnjaku – Qendra Klinike Universitare; Tetore Olloni – Qendra Klinike Universitare Stomatologjike; Rrezarta Bajrami – IKSHPK; Besim Demolli – Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt; Vjollca Kadolli – Shërbimi i Kujdesit Parësor Shëndetësor; Naim Bardaqi – Ministria e Shëndetësisë dhe një ekspert i menaxhimit shëndetësor i zgjedhur në bazë të konkursit publik”.