Qeveria e Kosovës ka ndarë 255 mijë euro për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Këtë vendim ekzekutivi e ka marrë në mbledhjen e sotme, pas propozimit nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Para kabinetit qeveritar Murati tha se kjo çështje “është tepër e rëndësishme”.
“Bëhet fjalë për masën 4.2, pra mbështetja për arsimin. Parashihet një ndarje prej 255 mijë euro që merren nga programi i ringjalljes ekonomike dhe transferohen në kodin e përcaktuar nga MASHTI me synimin për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës”, tha Murati.
“Marrë parasysh që është shumë e rëndësishme kjo masë, ju ftoj ta voni”, shtoi ai.