Sot në media është raportuar se në vitin 2021 është planifikuar një atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Rastin e kanë konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit, të cilët përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se për rastin në fjalë kryeministri Kurti ishte njoftuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në vitin 2021, shkruan lajmi.net.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin për media është bërë e ditur se rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik.
Kujtojmë se sot është raportuar se një atentat i mundshëm ishte planifikuar edhe ndaj Xhavit Halitit dhe Ismet Haxhës.
Haliti dhe Haxha gjithashtu kanë konfirmuar për media se kanë qenë të informuar rreth rrezikut që ju është kanosur, por se nuk e kanë bërë publike.