Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në konferencë për media dolën Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Minstri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, raporton EO.
Ministri Aliu tha se pas votimit të propozim vendimit për hartimin e planit hapësinor të Kosovës, është hapur mundësia për një planifikim hapësinor të ri që përputhet me rrethanat ë reja të krijuara në vendin tonë.
“Si pikë e parë nga MMPHI ishte pika për propozim vendimin për hartimin e planit hapësinor të Kosovës e cila u vota dhe hapet mundësia qe ne të fillojmë hartimin e planit hapësinor të Kosovës i cili është dokument shumë i rëndësishëm.”
Aliu e cilësoi dokumentin të rëndësishëm, mes tjerash, për faktin se do të mundësojë harmonizim mes ministrive përkatëse.
“Ky dokument do të mundësoj që të bëjmë planifikimin në bazë të rrethanave e të reja që kanë ndodhur në vendin tonë. Për gjatë gjithë kësaj kohe janë bërë përgatitje të shumta për hartimin e këtij plani. Po ashtu të gjitha strategjitë e ministrive përkatëse, do të mund te harmonizohen në mes vete dhe të inkorporohen në planin hapësinor të Kosovës”, u shpreh ai.
Aliu foli edhe për propozim vendimin për hartim të planit hapësinor për parkun kombëtar “Sharri”.
“Parku kombëtar Sharri, i ka 53 mijë e 469 hektarë, e ka një zonim jo adekuat dhe jo të shperndarë. Pas hartimit të këtij plani do të kemi mundësi që të kemi zonim të rregullt, ku zonat strikte do të jenë të definuara qartë. Edhe me këtë hap të rëndësishëm po na hapet mundësia që vendi ynë të zbatojë ligje në këtë fushë dhe ta hapë derën e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm”, tha Aliu, raporton EO.