Kosova ka mungesë të jashtëzakonshme të profileve për të cilën me të vërtetë ekziston një kërkesë e tregut të punës, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, Njohësi i Çështjeve të Arsimit Rinor Qehaja.
Megjithatë, ai tha se është shumë e rëndësi është që kjo të marrë një përgjigje nga institucionet qeveritare, në mënyrë që të përcaktohet rrugëtimi i profileve për të cilat me të vërtetë ka nevojë tregu i punës.
Sipas tij, jo të gjithë maturantët domosdoshmërisht duhet të vazhdojnë shkollimin universitar, ndryshe emigrimi do të jetë zgjidhja e vetme.“Kosova ka mungesë të jashtëzakonshme të profileve për të cilën me të vërtetë ekziston një kërkesë e tregut dhe në të kundërtën ka plot profile të tjera për të cilën ka mbingarkesë dhe jo kapacitet absorbues për këto profile.
Pra ky mos balancë dikur kthehet me ndikim të drejtpërdrejtë edhe në zhvillim ekonomik atje”.“Me rëndësi është që kjo të marrë një përgjigje institucionale me një strategji të mirëfilltë me kuota të mirë definume nga institucionet qeveritare jo nga agjencia e akreditimit në mënyrë që të përcaktojmë atë rrugëtimin e profileve për të cilat me të vërtetë ka nevojë tregu i punës.
Diplomimi në masë të madhe i të gjithëve patjetër që do të akumulojë problemin dhe i njëjti do të rikthehet si papunësi në të ardhmen. Pra jo të gjithë maturantët domosdoshmërisht duhet të vazhdojnë shkollimin universitar.
Dhe ky vazhdim i tyre në shkollim universitar po kthehet në akumulim të problemit, në pakënaqësi e cila dikur kthehet edhe në emigrim”, tha Qehaja.