Po bëhen gati 2 vjet prej që ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli nuk është më aktiv në politikë.
Kjo për shkakun se ai gjendet në paraburgim në Hagë, si i akuzuar nga Prokuroria e Specializuar, shkruan lajmi.net.
Sidoqoftë, kredibiliteti dhe besueshmëria e Veselit tek qytetarët duket se nuk ka pësuar ndryshim.
Në një raport të publikuar së fundmi nga UNDP, Veseli është lideri i tretë politik, të cilit qytetarët i besojnë më së shumti, pas Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.
Veseli ka marrë 9% të votave në pyetjen “Cilit politikan, apo personi publik i besoni më së shumti?”.
Ndonëse që dy vite Veseli nuk ka ushtruar asnjë funksion publik apo politik, ai ka lënë prapa politikanë që tanimë janë aktiv në Kosovë, duke përfshirë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kreun e Nismës, Fatmir Limaj.
Veseli ka lënë prapa edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.
27 përqind e qytetarëve janë përgjigjur me “asnjë” teksa 16 për qind e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen.