TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

PZAP gjobiti 125 mijë € partitë politike, Haxholli: Gjuha e përdorur në fushatë, mund të nxisë konflikte mes përkrahësve të subjekteve politike

23/01/2025
in Kosovë, Lajme
PZAP gjobiti 125 mijë € partitë politike, Haxholli: Gjuha e përdorur në fushatë, mund të nxisë konflikte mes përkrahësve të subjekteve politike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Më 11 janar 2025 partitë politike kanë nisur fushatat e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti. Gjatë prezantimit të premtimeve e programit të tyre ato nuk kanë kursyer as gjuhën e ashpër karshi njëra-tjetrës.

Ofendimet, akuzat e gjuha nxitëse ka bërë që të reagoj me gjoba nga më të ndryshmet Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP).

PZAP ditë më parë njoftoi se janë gjobitur tri parti të mëdha politike kjo për shkak të  “shkeljes së kodit të mirësjelljes” gjatë fushatës zgjedhore.

Më 20 mijë euro u dënua LDK-ja, me 12 mijë euro AAK dhe me tre mijë euro LVV-ja. Kjo gjobë nuk i mjaftoi partisë në pushtet që të ndalë “shkeljen e kodit të mirësjelljes” pasi u pasua edhe me një dënim tjetër me vlerë të 3 mijë e 500 eurove për përdorim të gjuhës së urrejtjes nga kryetari i VV dhe kryeministri aktual, Albin Kurti.

Pas këtyre gjobave, PZAP të hënën i publikoi edhe vendimet më të reja.

PDK u dënua me 4 mijë euro për shkak të një videoje të publikuar nga kandidatja për deputete e këtij subjekti që e ka realizuar në Kuvend në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhje. Njëjtë u dënua edhe një kandidat tjetër i PDK-së, pasi ka realizuar video brenda hapësirave të Odës së Mjekëve.

Me 3 mijë e 500 euro u dënua sërish LDK-ja, derisa dënim tjetër mori edhe koalicioni AAK-NISMA, ku njëri kandidat mori 3 mijë e 500 euro gjobë.

Në një përgjigje për “Front Online”, PZAP ka theksuar se totali i gjobave të shqiptuara ndaj subjekteve politike me vendimet e PZAP-it, deri më tani është 125,000.00 euro.

Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar përdorimin e gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo tha se kjo gjuhë, e cila është përdorur edhe në zgjedhjet e kaluara, mund të dëmtojë atmosferën e procesit zgjedhor dhe të nxisë konflikte mes përkrahësve të subjekteve politike.

“Si Demokraci në Veprim (DNV) kemi kritikuar dhe po vazhdojmë të kritikojmë gjuhen nxitëse dhe të urrejtjes që po përdoret në aktivitetet e partive politike garuese edhe në këto në zgjedhje, ashtu si edhe në zgjedhjet e kaluara.  Subjektet politike duhet të përmbahen nga përdorimi i gjuhës së tillë, pasi mund të dëmtojnë atmosferën e fushatës zgjedhore dhe procesin zgjedhor në përgjithësi. Kjo sepse gjuha dhe sjelljet e subjekteve politike dhe kandidatëve mund të reflektohen edhe te përkrahësit e tyre dhe të nxisë konflikte në terren”.

Haxholli raportoi se gjatë javës së kaluar, në 25 aktivitete të monitoruara janë vërejtur raste të përdorimit të gjuhës nxitëse, me një intensifikim të tillë veçanërisht nga partia në pushtet.

 

Tags: PZAP
ShareTweetShare
Previous Post

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Next Post

Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Nesër mbahet konferenca përgatitore e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Te fundit

Vetaksident në Gjakovë, humb jetën një 49 vjeçar

Dy vdekje të dyshimta në veri të Mitrovicës

17/10/2022
Gashi tha se 8 deputetë të koalicionit qeverisës duan t’i bashkohen LDK-së, Kusari: S’kam informatë, as indikacion

Kusari-Lila: Me buxhetin e 2023 është i implementueshëm Ligji i Pagave

17/11/2022
Mbi 40 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik, prin sektori i energjisë

Hajdari: Çmimet e naftës po ulen, edhe te produktet bazë do të ketë zbritje

12/04/2023
Marrëveshja Kosovë-Serbi, ekspertët: BE-ja po bën trysni për përshpejtimin e dialogut

Marrëveshja Kosovë-Serbi, ekspertët: BE-ja po bën trysni për përshpejtimin e dialogut

17/07/2022
Osmani takohet me senatorin Cruz, flasin për forcim të partneritetit mes Kosovës dhe ShBA-së

Osmani takohet me senatorin Cruz, flasin për forcim të partneritetit mes Kosovës dhe ShBA-së

13/12/2024

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?