Reperja e njohur, Loredana është një prej emrave më të përfolu në industrinë e muzikës shqiptare.
Krahas karrierës së suksesshme, reperja vazhdimisht bën tituj në media rozë edhe për jetën e saj private dhe raportet me kolegët.
Në verën që lamë pas, 26-vjeçarja solli bashkëpunimin e parë me reperin nga Shqipëria, Noizy “Heart attack”.
Përveç që kënga u kthye në hit të padiskutueshëm, Loredana dhe Noizy krijuan edhe një miqësi me njëri-tjetrin dhe këtë e kanë dëshmuar në disa raste.
Edhe së fundmi, reperja ka realizuar një pyetësor në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe u pyet se çfarë rëndësie ka Noizy për të.