Nxënësi serb K. K. (14 vjeç) u arrestua menjëherë pas të shtënave në shkollë, ku hyri në orën e historisë dhe vrau tetë fëmijë dhe rojën e shkollës në gjendej aty, transmeton Demokracia.com.
Një djalosh 14 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Beograd dhe ka vrarë tetë fëmijë dhe një roje, njofton MPB.
Emri i 14 vjeçarit është Kosta Kecmanoviq.
Kujtojmë se nxënësi ka hyrë në orën e historisë dhe ka nisur të qëllojë drejt nxënësve dhe sipas TV Prva, djali ka pasur me vete edhe lëndë plasëse në çantën e shpinës.
Serbia ka shpallur tri ditë zie pas këtij akti makabër. /Demokracia.com/