Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar raportin për gjendjen me Covid 19 në Kosovë, ku është njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rast pozitiv me këtë virus.
Në raport shtohet edhe se gjatë kësaj kohë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Po ashtu, njoftohet se gjatë ditës së fundit nuk është shënuar asnjë rast i të shëruarve.
Sa i përket rasteve aktive, numri i tyre është një.