Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh të rasteve të reja me COVID-19.
Përmes një njoftimi për media, MSH-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 513 raste të reja pozitive, ndërsa nuk ka pasur të vdekur, shkruan lajmi.net.
Gjatë kësaj kohe në Kosovë janë shëruar 975 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë janë 9 mijë e 464 raste aktive me COVID-19.