Paris Saint-Germaini është afër që të bëhet me trajner të ri, pasi Mauricio Pochettino pritet që të largohet.
Dhe, Christophe Galtier pritet që të jetë zëvendësuesi i argjentinasit te kampionët e Francës, transmeton Gazeta Express.
Sipas gazetarit francez, Fabrice Hawkins, PSG-ja ka pranuar që të paguajë dëmshpërblimin prej 10 milionë eurosh, që klubi i Nice e kërkon për Galtierin.
Nëse situata nuk ndryshon, 55-vjeçari pritet që të jetë trajneri i ri i skuadrës nga “Parc des Princes”.
Ndërkohë, Lucien Favre thuhet se është favorit për të zëvendësuar Galtierin te Nice.
Galtier nuk është emër i njohur shumë në futbollin evropian, përveçse në atë francez.
Ai nga viti i kaluar është trajner te Nice, teksa më herët ka drejtuar edhe dy skuadrat tjera nga Ligue 1 e Francës, Lille dhe Saint-Etienne.