Partia Socialdemokrate (PSD) i ka cilësuar përndjekje politike bastisjet që janë kryer tek ish-zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).
Ish-aksionari i NPB, Dren Kukaj, tha bastisjet janë përndjekje politike që po i bëhet atij dhe PSD-së. Ai ka kritikuar edhe reagimin e ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla për këto bastisje.
Ai ka sqaruar se i është bastisur banesa e tij dhe shtëpia e prindërve.
“Ministri i Punëve te Brendshme pa përfunduar aksioni thotë ka qenë aksion i suksesshëm. Çka ka të suksesshme këtu. Jam i bindur në ligjshmërinë e veprimeve. Jemi bere cak i përndjekjeve politike”.
“Sot më janë bastisur fillimisht shtëpia e prindërve, pastaj në banesë, kanë hyrë në banesë dhe e kanë bastisur tërë banesën. Kanë marrë 2 kompjuterë të prindërve dhe një telefon personal, pastaj e kanë bastisë banesën ku jetoj me grua dhe fëmijë, ma morën veç telefonin”.
Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj tha se është krejtësisht e qartë që aksioni është një përndjekje politike.
“Jo rastësisht qytetarët na thonë ju jeni opozita e vetme, ata nuk kishin problem me hajni por me ata që bëjnë opozitë”.