Një numër i madh qytetarësh kanë protestuar në Prishtinë në mbrojtje të vajzave kundër dhunimeve seksuale, raporton gazeta online “Reporteri.net”.
Kjo si pasojë e një dhunimi të një 11 vjeçare nga pesë persona në parkun “Arbëria” në Prishtinë, që shokoi opinionin kosovar si dhe zgjoi reagime nga krerët të shtetit.
Protestuesit kërkuan drejtësi për viktimën dhe dënimin e merituar për dhunuesit.