TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

​Protestë me maune kundër rritjes së çmimit të çimentos

08/08/2022
in Kosovë, Lajme
​Protestë me maune kundër rritjes së çmimit të çimentos
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësues të bizneseve dhe të sektorit të prodhuesve të betonit që po përballen me rritjen e çmimit të çimentos kanë protestuar sot para kompanisë Sharr-Cem në Han të Elezit. Si rezultat, dhjetëra maune u vendosën në rrugën përpara kësaj kompanie.

Përfaqësuesi i shoqatës së betonierave të Kosovës, Naim Mahmutaj theksoi se kjo është hera e tretë e shtrenjtimit të çmimit të çimentos brenda këtij viti.

Ai tha se bizneset janë vënë në një pozitë aq të pafavorshme, sa që bëhet i papërballueshëm vazhdimi i aktivitetit të tyre.

“Së fundmi nga fabrika e çimentos Sharr-cem jemi njoftuar për ngritje të sërishme të çmimeve të çimentos për plus 17.81 euro për tonë duke përfshirë TVSH-në, që do të hyjë në fuqi nga sot, 8 gusht 2022. Kjo është ngritja e tretë e çmimit të çimentos brenda këtij viti. Meqenëse nga data 1 janar 2022 deri më sot çmimi i çimentos është ngritur nga 82.01 euro për tonë në 129.80 euro apo 58.27 për qind. Prandaj shqetësimet tona janë: Ngritja e shpeshtë e çmimit të çimentos, mungesa e arsyetimit përmbajtjesor për këto ngritje, ngritja në mes të sezonit të punës, ngritja pa paralajmërim paraprak dhe në afat shumë të shkurtër kohor”, theksoi Mahmutaj.

Ai tha se një ton i çimentos në vitin 2019 ka kushtuar 3 euro e 80 centë, ndërsa sot kushton 8 euro, andaj sipas tij ngritja kaq e shpeshtë dhe kaq e lartë e çmimit të çimentos i ka vënë ne pozita të pafavorshme dhe e bën të papërballueshëm vazhdimin e aktivitetin të tyre.

“Ngritja e shpeshtë e çmimit të çimentos shkakton probleme në operimin e bizneseve të sektorit të prodhuesve të betonit dhe të ndërtuesve në realizimin e projekteve dhe kontratave që ne i kemi me klientë dhe bashkëpunëtorë. Planifikimi i bizneseve dhe projektet ndërtimore zgjasin me vite, andaj ngritja kaq e shpeshtë dhe kaq e lartë e çmimit të çimentos na ka vënë në pozita të pafavorshme dhe e bën të papërballueshëm vazhdimin e aktivitetit tonë me kushtet dhe çmimet e kontraktuara me klientët tanë. Për të sqaruar, një thes i çimentos në vitin 2019 ka kushtuar 3 euro e 80 centë, ndërsa sot kushton 8 euro. Ndërsa një tonë çimento është po thuajse me çmime të njëjta sikur në perëndim, Gjermani”, tha ai.

Ndërsa, Bujar Avdyli, prodhues i betonit paralajmëroi se ky shtrenjtim do të ndikojë në ngritjen e çmimeve të produkteve të betonit.

“Duke kjo është ngritja e tretë me radhë, për këtë vit, arsyetimet për shtrenjtim të energjisë elektrike dhe shkaku krizës globale si rrjedhojë e agresionit rus në Ukrainë, nuk besojmë që qëndron kjo. Por, duhet bëjmë me dije të gjithë qytetarët kjo do të ndikojë në ngritjen e çmimit të produkteve të betonit, banesave, lokaleve afariste, pra do të prekë të gjithë qytetarët”, theksoi Avdyli.

Kosovapress ka kontaktuar edhe zyrtarë të kompanisë Sharr-Cem, por që nuk janë prononcuar lidhur me çmimet

Tags: ProtesteRritja e çmimit
ShareTweetShare
Previous Post

Superkupa “Kosovë-Diasporë” do të zhvillohet më 18 tetor

Next Post

​Prokuroria sërish me aksion në Brezovicë

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
​Prokuroria sërish me aksion në Brezovicë

​Prokuroria sërish me aksion në Brezovicë

Te fundit

Rita Ora uron 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një videomesazh

Rita Ora uron 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një videomesazh

16/02/2023
ASK: Nga vendet e CEFTA-s, Kosova në shtator më së shumti ka importuar nga Serbia

ASK: Nga vendet e CEFTA-s, Kosova në shtator më së shumti ka importuar nga Serbia

22/10/2022
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi

Forumi për gratë, paqen dhe sigurinë do të mbahet në Kosovë me 22-23 tetor

20/09/2022
Idriz Vehapi: Me PDK-në dhe Bedri Hamzën Kryeminister, Kosova mundet ma mirë

Idriz Vehapi: Me PDK-në dhe Bedri Hamzën Kryeminister, Kosova mundet ma mirë

30/01/2025
Nesër varroset producentja, Vjosa Berisha

Nesër varroset producentja, Vjosa Berisha

29/06/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?