Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), i është bashkuar thirrjes për protestën e veteranëve.
Ai ka thënë se Qeveria është duke i përbuzur veteranët.
Të martën, në Kuvendin e Kosovës ka kaluar në lexim të parë projektligji për pagën minimale i cili nuk i përfshin veteranët.
E për këtë, shoqatat e dalura nga lufta kanë thirrur protestë për datën 16 qershor, e enjte.
“Votimi i sotëm është përçarës dhe thellësisht reaksionar. Qeveria ka kundër-pozicionuar punëtorët dhe veteranët e luftës. Veteranët qenkan pengesë për punëtorët dhe progresin. Një politikë e përgjegjshme sociale kërkon thurjen e elementeve përbashkuese drejt kohezionit social”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Ai po ashtu i është përgjigjur argumentit të Qeverisë që listat e veteranëve duhet të pastrohen, e më Listat qenkan të fryra, dhe duhet pastruar.
“Ky është arsyetim pa argument. Sepse të njëjtat lista përfitojnë pensionin prej 170 eurosh. Qeveria po na thotë se veteranët e rrejshëm mund t’i marrin 170, por jo 264 euro”, ka thënë Molliqaj.
Javën e kaluar veteranët kishin protestuar, pikërisht për të njëjtën çështje.