Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ka propozuar edhe mbledhjen e parë të dy Kuvendeve, atij të Shqipërisë dhe të Kosovës, me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.
Ai ka theksuar se kjo mbledhje do të mbahet për herë të parë, nëse Kurti e Rama arrijnë siç tha ai, t’i bindin dy kryesitë e kuvendeve, raporton Gazeta Blic.
Rama e ka konsideruar si shumë të rëndësishme mbajtjen e kësaj mbledhjeje të përbashkët të dy kuvendeve.