Me rastin e Ditës së çlirimit të Rahovecit u promovua Libri ”Kronikë nëpër Stuhi” i Prof.Dr Sabahajdin Cena.
Për monografin ”Kronikë nëpër Stuhi” e mori fjalën kryetari Smajl Latifii cili tha se me kënaqësi kemi mbeshtetur botimim e Librit.
Poashtu Profesor Sabahajdin Cena na kujtoj disa detaje nga Monografia e tij.
Kurse Isuf Gashi-Baca nga Drenovci ish pjestar i UÇK-së u nderua duke shpërndarë Librin ”Kronik nëpër Stuhi” dhe pati një mesazh për rininë kosovare, se ne duhet ta duam vendin tonë dhe mos ta lëshojmë, sepse është vendi ynë.
Ndërsa Ismet Tara -Hoxha, Komandant i brigadës 124 të Rahovecit i cili ishte poashtu kontribues për botimim e librit tha se ndjehet i kënaqur për punën që në vazhdimësi po e bënë për vendin dhe bashkëluftëtarët e tij.
Ky vëllim i kronikës, përveç ngjarjeve të periudhës JANAR-MARS, përfshin edhe jetëshkrimet për dëshmorët: Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi – Mici, Gëzim Hamza -Piktori, Jahja Danuza të Rahovecit, Agim Çelaj-Coli të Pejës, Agim Zeneli të Shqiponjës (ish-Jabllanicës) Ismet Asllani-Prapashtica të Prapashticës së Prishtinës, Skënder Rexhepi – Hekuri të Mrasorit të Rahovecit, Sahit Krasniqi të Drinasit të Rahovecit, Mensur Zyberaj, Bedrush Gashi të Drenajt të Rahovecit, Pren Lleshi, Memë Lleshi të Vraniqit të Gjakovës, Himë Haradinaj të Glloxhanit të Deçanit, Avdyl Pajaziti të Qëndresës (ish Randubravës së Anadrinit), Albesian Mataj të Gjakovës, Shefki Thaçi të Rogovës së Hasit dhe Enver e Fitim Duraku të Krushës së Madhe e që lidhen me ngjarjet e periudhës janar-mars të viteve 1998/99.
G.Badalli /tv-opinion.com/