Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Gj.Gj., dhe Z.A.
Kjo për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë në bashkëkryerje”, nga neni 173 par.1, pika 1.11, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, nga neni 366 par.1, të KPRK-së.
Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se të pandehurit Gj.Gj., dhe Z.A., me dt.25.06.2023, në f.sh.”M…” – K.Gjakovë, duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje privojnë nga jeta tani të ndjerët B.I., dhe H.I., ku në ditën kritike dy të pandehurit takohen me viktimat në rr.”Q…” në f.sh.”M…”, dhe në fjalosje e sipër të pandehurit kanë shtënë me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimave, ku si pasojë ndërrojnë jetë viktimat B.I., dhe H.I.
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në bashkëkryerje”, nga neni 173 par.1, pika 1.11, lidhur me nenin 31, të KPRK-së.
Po ashtu në pikën e dytë të dispozitivit të aktakuzës, dy të pandehurit Gj.Gj., dhe Z.A., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par.1, të KPRK-së.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë./Indeksonline/