Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope.
Përmes një njoftimi, Prokuroria ka bërë të ditur se aktakuza është ngritur sot, shkruan lajmi.net.
Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve me iniciale S.K., N.A., P.C., dhe B.C., për shkak se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope nga neni 267, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 28 qershor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se, sot, më 28.06.2022, pas një pune hetimore disamujore, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: S.K, N. A, P.C dhe B.C, për shkak se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope, nga neni 267, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.