Profesori i Gjuhës Shqipe, Ilmi Rexhepi, ia ka gjetur një gabim gjuhësor kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në postimin e këtij të fundit për takimin të cilin e kishte me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Përmes një postimi në Facebook, faqja “Vërejtje dhe Rregulla Gramatikore” e menaxhuar nga profesor Rexhepi, thuhet se “Kurti e ka gabuar përemrin pronor “ynë”, të cilin e ka shkruar “jonë”.
Postimi i plotë:
Ambasadori jonë apo ambasadori ynë?Duhet të shkruhej “ambasadori ynë” dhe jo “ambasadori jonë”.
Pse?
Sepse, kur prona është në njëjës dhe e gjinisë femërore, kurse pronari në vetën e parë shumës, atëherë trajta e saktë drejtshkrimore e përemrit pronor është “jonë”:Vajza jonë, kënga jonë, fjala jonë, e drejta jonë…Por, kur prona është në njëjës dhe e gjinisë mashkullore, kurse pronari në vetën e parë shumës, atëherë trajta e saktë drejtshkrimore e përemrit pronor është “ynë”:Flamuri ynë, ministri ynë, vendi ynë, sistemi ynë…
~Ilmi Rexhepi