Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë në Prizren.
Njësiti përkatëse për hetimin dhe trafikimin e narkotikëve i ka zënë në flagrancë njërin shitës dhe tjetrin blerës, duke shkëmbyer substanca narkotike të llojit marihuanë.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale: 1.368.81 (një kilogram e treqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë 81 gram) substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të cilat kanë qenë në paketime të ndryshme, një peshore digjitale, dy telefona celularë dhe 262 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet