Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare nën dyshimin për mundësin ose detyrim në prostitucion.
Kështu është njoftuar përmes raportit të përditshëm të PK-së, ku është shtuar se me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu njoftohet se rasti ka ndodhur në Prizren.
“MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTITUCION/BASHKËKRYERJE. Prizren NN. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare nën dyshimin e kryerjes së veprës së lartë-cekur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.