Fluksi në disa pika kufitare po vijon edhe mëngjesin e së hënës, kryesisht në dalje.
Në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në dalje janë deri në dy orë, ndërsa radha e automjeteve është 600 metra. Në hyrje pritjet janë deri në 10 minuta ndërsa nuk raportohet radhë të gjata të mjeteve.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë deri në një orë, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 400 metra. Në hyrje, pritjet janë deri në 10 minuta.
Në Jarinjë pritjet në hyrje shkojnë deri në 10 minuta, ndërsa në dalje ju duhet të prisni më gjatë, deri në 20 minuta.
Situatë identike si në hyrje ashtu edhe në dalje raportohet edhe në pikë kalimin kufitar në Mutivodë.
Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.