Priten dy lisa në Marash, i rrezikonin qytetarët
Në këtë vend aksidentalisht e humbi jetën një prizrenas i ri.
Që të mos ndodh e njëjta gjë në këtë pjesë të Marashit u larguan dy lisa. Vendi ishte siguruar. Polcia, KEDS-i dhe punëtorët e Hidreregjionit ishin në vendngjarje.
Ishte ndalur rryma, rruga u ndalua. Kur ishtë çdo gjë e gatshme filloi prerja e drunjëve, të cilët paraqisnin rrezik për qytetarët.
Të dy lisat u prenë dhe e bllokuan rrugën.
Muhamet Bajrami nga Drejtoria e Shërbimeve Publike tha për Televizionin Opinion se njëri lis ishte çarë në mes dhe që të evitohet çdo rezik për qytetarët ekspertët kanë vendosur që lista të hiqen.
Që të mos ndodh tragjedia si ajo e mëparshmja kur një i ri e humbi jetën nga rrëzimi i papritur është vendosur që lisat të priten.
Rruga u bllokua për nje kohë derisa punëtorët e Hidroregjionit i larguan lisat nga rruga.