Dje, një person në Prishtinë ka gjetur një kuletë me shumë të madhe parash.
Të njëjtën, ai e ka dorëzuar në Polici, dhe ajo i është kthyer pronarit.
Komunikata e policisë:
Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen.
Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.
Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.