FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të dielën (2 tetor) ndaj Trepçës ’89 me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Hyrja për tifozët në këtë takim që i takon xhiros së 9-të të elitës së futbollit kosovar do të jetë falas andaj si gjithmonë presim përkrahje masive nga tifozët”, ka shkruar faqja zyrtare e FC Prishtina, transmeton Demokracia.com.
Prishtina vjen në këtë takim pas barazimit të arritur me Dritën me rezultat 0:0 (ndeshje e mbetur e xhiros së tretë).