Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndihmën që po ofron në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.
Osmani ka thënë se trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve të Kosovës për të shpëtuar jetë nga rrënojat ngjallë shpresë në këtë tragjedi, e cila ka shkatërruar trishtimin në cdo cep të botës.
“Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese. Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Deri më sot numri i viktimave si pasojë e tërmetit në Turqi dhe në Siri ka arritur në mbi 37 mijë.
Postimi i plotë i Osmanit:
Trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës.
Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese.
Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju!