Në prag të festave të fundvitit, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.
Osmani në sheshin e veriut të Mitrovicës iu ka shpërndarë dhurata fëmijëve, si dhe ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
Ndryshe, kjo është vizita e parë e Osmanit në veri, pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, komunë kjo me shumicë serbe në veri të vendit. /Kp/Telegrafi/