Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kështu u bë e ditur nga Kuvendi përmes një komunikate për media, ku u shtua se takimi do të zhvillohet ditën e hënë duke filluar nga ora 12:15, shkruan lajmi.net.
“Të hënën, 15 gusht 2022, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj”, thuhet përveç tjerash në komunikatë.
Duhet shtuar se që nga zgjedhja e tij si president që u bë pak kohë më parë, kjo është vizita e parë e Begajt në Kosovë.