Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, në Shtëpinë e Bardhë është pritur nga kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj.
Ata fillimisht kanë bërë fotografi në koridorin e Shtëpisë së Bardhë kurse më pas kryetari Shaqir Totaj e ka pritur në zyret e tij, shkruan Tv Opinion.
Pas vizitës në Shtëpinë e Bradhë, Presidenti Begaj e ka vizituar Lidhjen e Prizrenit, ku në fillim kanë bërë homazhe te shtatoret e udhëheqësve të Lidhjes kurse më pas e kanë vizituar nga afër.
Në një prononcim për media presidenti i Shqipërsië Bajram Begaj tha se Lidhja e Prizrenit është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar.
Ai ka thënë se Lidhja ka një simbolikë të jashtëzakonshme që duhet ta ndjek politika sot.
Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj tha se vizita e presidentit në qytetin e Prizrenit është shumë e rëndësishme për shkak të rëndësisë që ka qyteti për historinë kombëtare.