Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar së fundmi se vendi i tij mbështet plotësisht Rusinë.
Ai shprehet se janë kritikuar për faktin se Bjellorusia është i vetmi vend në botë që mbështet Rusinë. Por kjo nuk e pengon Lukashenkon që të vazhdojë mbështetjen ndaj Rusisë.
“Ne jemi duke u kritikuar se jemi i vetmi vend në botë që mbështet Rusinë në luftën e saj kundër nazizmit. Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë. Dhe ata që na kritikojnë, a nuk e dinë se ne kemi një marrëdhënie kaq të ngushtë me Federatën Ruse? Se ne kemi praktikisht një ushtri të bashkuar. Ne do të jemi gjithmonë bashkë me Rusinë vëllazërore”, u shpreh Lukashenko.