Trupi Gjykues ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për shtimin e një dokumenti në listën e provave.
Vendimi është marrë në seancën e sotme të Speciales, shkruan lajmi.net.
Aprovimi u mor pavarësisht se Prokuroria Speciale e kundërshtoi këtë.
Gjithashtu, gjykatësi Charles Smith III bëri të ditur se para se të vijojë me pyetjet nga mbrojtja për dëshmitarin e katërt me kodin 4748, do të diskutohet edhe një çështje tjetër, e cila do të trajtohet në një seancë private.
Gjykimi më tej vazhdoi të jetë i mbyllur për publikun.Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka filluar më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të palëve dhe deri më tani janë dëgjuar katër dëshmitarë.