Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar 97 persona, për të cilët është lëshuar urdhëresa e arrestimit nga Gjykata Themelore e Pejës. Kjo ka ndodhur në një periudhë një mujore, respektivisht nga një tetori deri në fund të muajit.
“Policia e Kosovës – Stacioni Policore nё kuadёr tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejë, nga data 01.10.2022 e deri me datё 31.10.2022, ka realizuar nёntёdhjetё e shtatё (97) urdhёresa/ urdhёrarreste tё lёshuara nga Gjykatat kompetente”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Personat e arrestuar pёr vepra tё ndryshme penale, janё dёrguar nё organet kompetente pёr tё vazhduar me proceduara tё mëtutjeshme ligjore”.
“Njësitet relevante pranë Drejtorisë Rajonale tё Policisë nё Pejё, nё bashkëpunim me organet e drejtësisë nё vazhdimësi do tё realizojnë urdhëresat e lëshuara nga Gjykatat kompetente”.