Mbishkrimet në veri “Wagner”, që është grup paramilitar rus dhe që vepron edhe jashtë territorit të këtij shtetit, kanë aktivizuar policinë e Kosovës.
Kjo e fundit ka bërë me dije se në lidhje me këto mbishkrime në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan, ka nisur disa hetime, shkruan lajmi.net.
“Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe “WAGNER“. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njërin raport të Policisë.
“Zveçan 22/23.01.2023 – NN. Është raportuar se në në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime “WAGNER”. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e dytë të Policisë.