Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndryshme të kontrabandimit .
Njësitë policore nga pika kufitare DRK-Lindje si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale në teren kanë bërë parandalimin e kontrabandimit me mallra në dy raste të ndryshme.
“Me datë 19.07.2022 rreth orës 07:00 Policia e Kosovës gjatë vëzhgimit dhe pritës afër vijës kufitare Kosovë – Serbi bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, kanë identifikuar dy vetura të ndryshme njëra me targa të Serbisë dhe tjetra me targa vendore, që të dyja me ngasës dy të dyshuarit meshkuj kosovarë”,thuhet në njoftimin për media.
Tutje u tha se gjatë kontrollit të realizuar tek vetura e parë janë gjetur sasi e pijeve alkoolike 26 arka –birrë me gjithsej 520 copë, ndërsa tek vetura e dytë janë gjetur 24 arka (me birrë) dhe 80 shishe birrë, në total gjithsej 560 copë.
Malli dyshohet se është sjellur nga Republika e Serbisë përmes rrugëve malore në Republikën e Kosovës.
“Lidhur me rastin Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke i trajtuar këto dy raste dhe në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës”.