Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion që ka të bëjë me parkingjet e parregullta në Prishtinë.
Njësitë policore janë të vendosura momentalisht në rrugën “Bajrami Kelmendi” dhe rrugët lidhëse tek “4 Llullat”.
Policia me këtë rast ka shqiptuar gjoba për shkelësit e rregullave në trafik, që çdo ditë vazhdojnë të bllokojnë trotuaret, e të mos lënë asnjë hapësirë për këmbësorët dhe banorët e lagjes që të mund të lëvizin lirshëm.
Ndalimi i këtyre automjeteve në vendet joadekuate shpesh herë ka krijuar edhe kolona tejet të mundimshme për pjesëmarrësit në trafik në këtë anë.
Më poshtë mund të shihni edhe disa fotografi nga ky aksion i Policisë së Kosovës, ku edhe janë duke u larguar vetura të shumta të parkuara vend e pavend.