Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në mëngjes, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë konfiskuar një armë të ftoftë, thikë.
Arma ishte gjetur në valixhen e një të dyshuari, shtetas i Gjermanisë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 09:15. Policia ka thënë se me vendim të prokurorit, ky rast shkon në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar si armëmbajtje pa leje.
“Aeroporti i Prishtinës 31.10.2022 – 09:15. Njësitë policore gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit mashkull shtetas i Gjermanisë kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të ftohtë (thikë). Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.