Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi.
Bëhet fjalë për Debatik (Nak) Delijaj nga fshati Bardhaniq i Gjakovës.
I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Telegrafin se personi i kërkuar dyshohet se më 27 qershor 2022 kishte sulmuar me sëpatë një 72-vjeçar. /Telegrafi/