Djegien e tri veturave me targa RKS në veri e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Sipas policisë veturat janë djegur të shtunën rreth orës 03:10 në Leshak të Leposaviqit.
“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri”, njoftoi policia.
Digjen edhe tri vetura tjera me targa RKS në veri
Edhe tri vetura tjera me targa RKS janë djegur sot në orët e hershme të mëngjesit në veri të Kosovës.
Kështu njoftoi shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela i cili përgjegjës për këtë bëri strukturat ilegale serbe dhe siguroi që do të dalin para drejtësië.
“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes. Strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet . Çdo autor do të dalë para drejtësisë”, shkroi Vela në Twitter.
Gjatë ditëve të kaluara janë djegur edhe tetë vetura me targa RKS.