Sot në ora 14:00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës-Prishtinë, do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit me pajisje për Policinë e Kosovës nga UNDP-ja.
Siç njofton policia, transmeton Express, donacioni përmban pajisje profesionale si, skanerë dore, kamera termike, endoskopë dhe dronë, të cilët PK-ja do t’i përdorë për të luftuar trafikun e armëve të paligjshme dhe përmirësimin e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta
“Në ceremoninë e dorëzimit-pranimit të donacionit do të marrin pjesë: Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, ambasadori gjerman, ambasadorja franceze, përfaqësues nga ambasadat e Norvegjisë, Holandës, Mbretërisë së Bashkuar dhe zyrës së BE-së në Kosovë si dhe zyrtarë të lartë të PK-së”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Gazeta Express.