TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Policia e Kosovës në tri raste të ndryshme parandalon kontrabandim të mallrave

24/06/2022
in Ballina, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Policia e Kosovës në tri raste të ndryshme parandalon kontrabandim të mallrave
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare – veriu, në tri raste të ndryshme ka ndaluar tre kamionë të ngarkuar me mallra pa dokumente përcjellëse.

Sipas njoftimit, policia bazuar në analizën e informacioneve të pranuara, ka ndaluar një kamion  me targa të huaja që po lëvizte nga territori i Kosovës në drejtim të Serbisë në të cilin kishin të ngarkuar pemë, perime dhe shkrepëse rimbushëse.

“Më datë 23.06.2022 rreth orës 16:00 në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e kontrabandës, Policia e Kosovës bazuar në analizën e informacioneve të pranuara, ka ndaluar një kamion me targa të huaja që po lëvizte nga territori i Kosovës në drejtim të Serbisë me vozitës dhe pasagjer meshkuj shtetas të Serbisë, në të cilin kishin të ngarkuar pemë, perime dhe shkrepëse rimbushëse”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se janë ndaluar gjithashtu edhe dy kamionë njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të huaja të ngarkuara me dru në sasi gjithsej 34m³ të padamkosura dhe pa dokumente përcjellëse.

“Po ashtu në datën e lartcekur rreth orës  20:00 në dy raste të ndara janë ndaluar dy kamionë njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të huaja, me vozitës meshkuj kosovarë, të ngarkuara me dru në sasi gjithsej 34m³ të pa damkosura dhe pa dokumente përcjellëse”, thuhet në njoftim të policisë.

Gjithashtu sipas njoftimi, lidhur me rastet për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit janë iniciuar rastet  “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare & kontrabandim me mallra”.

“Në rastin e parë, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin Doganor në Mitrovicë dhe me vendim të prokurorit lënda trajtohet në procedurë të shpejt dhe të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Ndërsa në dy rastet tjera është njoftuar Agjensioni Pyjor i Kosovës në Mitrovicë për veprimet e mëtutjeshme dhe me vendim të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt dhe të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftim të Policisë së Kosovës./Demokracia.com/

Tags: kontrabandimNdalonPolicia e Kosoves
ShareTweetShare
Previous Post

Shkon në 1150 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan

Next Post

Real Madridi do ta transferojë Dybalan nëse e largon yllin e skuadrës

Related Posts

Ministri Latifi reagon për vdekjen e mjekut Mentor Salihu
Kosovë

Ministri Latifi reagon për vdekjen e mjekut Mentor Salihu

by TV OPINION
05/07/2022
​Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet me Policinë Ushtarake Kroate
Ballina

​Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet me Policinë Ushtarake Kroate

by TV OPINION
05/07/2022
Shpërthen dhuna në protestën në Shkup, lëndohen disa policë
Botë

Shpërthen dhuna në protestën në Shkup, lëndohen disa policë

by TV OPINION
05/07/2022
Rrebeshe shiu dhe breshri në disa komuna të Kosovës
Ballina

Rrebeshe shiu dhe breshri në disa komuna të Kosovës

by TV OPINION
05/07/2022
Theren me thikë tre persona në Prishtinë
Kosovë

Theren me thikë tre persona në Prishtinë

by TV OPINION
05/07/2022
Next Post
Real Madridi do ta transferojë Dybalan nëse e largon yllin e skuadrës

Real Madridi do ta transferojë Dybalan nëse e largon yllin e skuadrës

Te fundit

Lumi Vjosa, zemra blu e Ballkanit shpallet Park Kombëtar

Lumi Vjosa, zemra blu e Ballkanit shpallet Park Kombëtar

15/06/2022
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari: 23 vjet më parë u konfirmua përgjithmonë fitorja e vlerave të paqes

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari: 23 vjet më parë u konfirmua përgjithmonë fitorja e vlerave të paqes

12/06/2022
Kompania “Pastrimi” sërish probleme

Kompania “Pastrimi” sërish probleme

01/07/2022
A është dielli i dëmshëm për shëndetin?

A është dielli i dëmshëm për shëndetin?

04/07/2022
Abdixhiku: Dyert e debatit me LDK-në janë të hapura

Abdixhiku: Dyert e debatit me LDK-në janë të hapura

07/06/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Arrestim Ballkani i Hapur Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Ministri Latifi reagon për vdekjen e mjekut Mentor Salihu
  • ​Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet me Policinë Ushtarake Kroate

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?